09.09.2020 - 12:15
Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në spital Covid, i vënë në dispozicion të të prekurve nga koronavirusi.
Aktualisht aty po trajtohen 40 të dënuar, të cilët rezultojnë të infektuar.
Shtatë prej tyre kanë mbërritur ditën e sotme dhe i përkasin të infektuarve nga burgu i Drenovës.
Të sëmurët janë vendosur në dy godina të ndryshme dhe po trajtohen nga stafi mjekësor i burgut.
Godinat e burgut në Shënkoll pësuan dëmtime nga tërmeti dhe të gjithë të dënuarit janë transferuar në burgjet e tjera dhe aktualisht në të ndodhen vetëm 70 të paraburgosur.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus