MENU
klinika

Ideologu i Serbisë së Madhe

Çdo të ndodhte nëse Dritan Abazoviç do vinte këto ditë në Beograd?

03.09.2020 - 20:51

Ideologu i Serbisë së Madhe, akademik atija Beçkoviç, tha se opozita demokratike e bashkuar malazeze ka një përgjegjësi historike të jetë e denjë pas fitores në zgjedhje dhe të “kthejë Malin e Zi nga rruga anësore në të cilën ishte mbërthyer”.

Ai bëri një deklaratë shumë domethënëse për Dritan Abazoviçin, politikanin e ri me origjinë shqiptare, i cili është shndërruar në figurën simbol të zgjedhjeve malazeze, pasi me katër mandatet e tij po u lëshon udhën drejt pushtetit forcave pro-serbe.

Ai shtoi se nëse Dritan Abazoviç, udhëheqësi i koalicionit URA, mbërrinte nesër në Beograd, “të rinjtë serbë do ta mbanin atë në krahët e tyre”.

“Dhe ky është mesazhi për të gjithë shqiptarët, për të cilët Marko Miljanov shkroi faqet më të bukura. Kështu që plaga e gjallë e Malit të Zi të përçarë dhe grindur gradualisht po shërohet. Në Malin e Zi, të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe të gjithë janë një familje…”, theksoi akademiku serb.