MENU
klinika

NBA, play-off

Celtics nuk dorëzohen, mbetet e hapur në Lindje

26.09.2020 - 10:43

Duel i fortë në Konferendën e Lindjes në NBA. Boston Celtics nuk dorëzohet, teksa mundi 121-108 Miami Heat në finalen e pestë play off, duke vijuar garën për titullin kampion në këtë kah të NBA-së.

Tashmë Miami udhëheq 3-2 me ndeshje, duke shtyrë gjithçka për sa i përket kampionit në takimin e gjashtë, por ndoshta edhe të shtatë. Sfida e sotme ishte me dy pamje, më e mirë për Miami në të parën, ku u shkëput deri në 12 pikë.

Gjithsesi, në pjesën e dytë të takimit erdhi përmbysja e Boston, që nuk u dorëzua dhe u shkëput deri në 18 pikë, duke fituar me meritë. Për Boston Celtics, 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, përfshi edhe 5 titullarët. Tatum ishte shënuesi më i mirë me 31 pikë e 10 rebound, mbështetur nga Broën me 28 pikë.

Konferenca e Lindjes – Finale play off

Miami Heat – Boston Celtics 108-121 (3-2)

Konferenca e Perëndimit – Finale play off

Los Angeles Lakers – Denver Nuggets 114-108 (3-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN