MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton botulizmin?

16.09.2020 - 07:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë e shkakton botulizmin?

Përgjigjet mjeku: A mund të njihni një ushqim që mund të shkaktojë botulizëm, siç e njohim të gjithë helmimin nga ushqimi. I njihni bakterët që shkaktojnë këtë sëmundje? Ky mikroorganizëm mund të jetë në çdo ushqim me bazë shtazore apo bimore, por për tu rritur e përhapur i duhet një mjedis pa oksigjen.

Simptomat si shikimi i dyfishtë, nauzea, të vjella e dobësi, shoqëruar me një paralizë të përgjithshme janë domethënës për një infeksion që vjeng nga bakteri Clostridium botulinum. Konservat dhe ushqimet në kuti janë përgjegjëse në të gjitha rastet.

Clostridium botulinum është një mikroorganizëm që listohet brenda baktereve aneorobe të detyrueshme, pasi përveçse nuk ka nevojë për oksigjen për të kryer proceset e tij metabolike, prania e oksigjenit e vret atë. Kjo do të thotë se ai është i detyruar të jetojë me përqëndrim të ulët të këtij gazi.

Në mikroskop Clostridium botulinum tregon një formë të veçantë të shufrës; një tjetër karakteristike që e dallon nga shumë baktere të tjerë është aftësia e tij për të gjeneruar spore. Kjo formë jetese e lejon që të mbetet në një gjendje gjumi për periudha të gjata dhe të bëhet aktiv kur mjedisi është i përshtatshëm për rritje dhe përhapjen e tij.

Ky mikroorganizëm ka një rezistencë të ndryshueshme ndaj oksigjenit. Megjithatë, studime të ndryshme mbështesin dhe bien dakord mbi faktin se nuk rritet kurrë në mjedis që ka më shumë se 10% të këtij gazi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.