MENU
klinika

Ja si funksionon

Çfarë është angiografia dhe pse duhet ajo?

29.09.2020 - 10:21

Angiografia është një analizë radiologjike që të jep pamjet e arterieve, pra enëve që transportojnë gjaku nga zemra në inde, përmes rrezatimit jonizues si një radiografi.

Meqënëse enët e gjakut nuk shiheni qartë mjaftueshëm me një radiografi tradicionale, në rastin e angiografisë veprohet me injeksionin e një ngjyruesi special për ti evidentuar.

PËR ÇFARË SHËRBEN

Aniografia ju jep mundësinë:

  • Të nxirrni në pah pengesat e venave që ndalojnë fluksin normal të gjaku, dhe rastet më të shpeshta përfshijnë bllokimin e
  • arteriet koronare, shpesh të bllokuara për shkak të ateroskleroëz që ekspozon pacientin ndaj anginës dhe infarktit.
  • venat periferik si në rastin e arteriopatisë periferike,
  • emboli pulmonare, gjendje potenciale fatale
  • studimi i perfuzionit të organeve, siç ndodh për angiografinë renale
  • kërkimi i origjinës së një hemorragjike, si në rastin e aneurizmës cerebrale

PËRFITIMET E ANIOGRAFISË

  • Avantazhi më i madh i angiografisë është kryerja, pasi të jetë identifikuar problemi, ndërhyrjet terapeutike endovaskulare që synojnë zgjidhjen e patologjisë, gjatë ekzaminimit.
  • Kjo lloj qasje e quajtur angiografi ndërhyrëse përfaqëson sot aplikacionin më të zakonshëm të kësaj analize dhe krijon mundësinë e ndërhyrjeve të natyrave të ndryshme:
  • Pozicionimi i një stent, një proteze të vogël metalike që lejon rikualifikimin e një vene të bllokuar nga një pllakë aterosklertoike
  • Vendosjen e protezave për terapi me aneurizëm
  • Bllokimi i hemorragjisë në zhvillim përmes procedurave të embolizmit
  • Fibrinoliza lokale që lejon shpërndarjen e një trombi apo embolie.

Përgatitja për analizën
Para se të bëni analizën është e nevojshme të vlerësoni shëndetin e veshkave me disa analiza gjaku në bazë të nevojës bazuar në nevojën për të bërë injeksionin e mediumit të kontrastit.

  • Nuk duhet të keni ngrënë të paktën prej tetë orësh, ndërkohë që mund të pini
  • Informoni personelin mjekësor nëse merrni antikoagulantë
  • Informoni personelin nëse keni alergji
  • Informoni personelin nëse keni patologji të veshkave
  • Hiqni bizhuteritë
  • Zbrazni fshikëzën (urinoni)

RREZIQET
Angiografia në përgjithësi konsiderohet një procedurë shumë e sigurtë, megjithatë ka efekte anësore të vogla mjaft të zakonshme dhe ekziston një rrezik i vogël për ndërlikime serioze.

Rreziqet e ekzaminimit angiografik kanë të bëjnë me
Futjen e kateterit, e cila mund të shkaktojë”
Gjakderdhje dhe infeksione
Tromboza
Dëmtim të enëve të gjakut

Agjent kontrasti mund të shkaktojë
Dëmtim të veshkave, në pacientë që vuajnë prej tyre papo diabeti
Reaksion alergjik potencialisht të rëndë (anafilaksi)

Pas ekzaminimit rekomandohet të kontakohet mjeku i Urgjencës në raste se:
Gjakderdhja nuk ndalet
Dhimbje të rëndësishme
Shfaqje e shenjave të infeksionit
Fillimi i dhimbjes në gjoks
Shfaqje të shenjave anormale si zbehje, gjymtyrë të ftohte etj./