MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është Septumi Nazal?

28.09.2020 - 06:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Çfarë është Septumi Nazal?

Mjeku:Septumi nazal është muri ndarës i zgavrës së hundës në dy gjysma të barabarta i përbërë nga një skelet qëndror mbështetës i mbuluar nga të dyja anët me një membranë të trashë.

Në shumë raste forma e saj është shkak për krijimin e sinusitit kronik. Pjesa më e madhe e Septimit nazal është e përbërë nga kërcet dhe e mbuluar nga lëkura e pasur me enë gjaku. Por në rastet kur ky septum është i devijuar nga vija ndarëse në mënyrë të barabartë ai jep një sërë probleëmesh si vështirësi në frymëmarrje, dhe që çon më pas në infeksione të vazhdueshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.