MENU
klinika

Një krizë e re emigracioni po afrohet...

Çfarë po pret Evropa?

23.09.2020 - 17:06

Nga vdekja tragjike e Alan Kurdit pesë vjet më parë, te mijëra jetë të humbura në Mesdhe, te zjarri i fundit në kampin e refugjatëve Moria, është e qartë për shumë vite tani që politika e Bashkimit Evropian ndaj migrimit dhe azilit nuk është më efektive.

Përkundër përpjekjeve të Komisionit Juncker dhe Parlamentit Evropian për të bërë përparim, BE ende nuk ka një politikë të përbashkët të migrimit dhe azilit dhe më të varfrit dhe më të dobëtit vazhdojnë ende të paguajnë çmimin për dështimet tona.

Në ndërkohë, politikanët nga e djathta ekstreme dhe populistët kanë shfrytëzuar paaftësinë e BE-së për të vendosur një sistem efektiv Evropian, duke ndarë më tej komunitetet tona dhe destabilizuar vetë Bashkimin Evropian.

Dështimi për të rënë dakord për një sistem jo vetëm që ka kontribuar në humbjen e jetëve, por ka minuar aftësinë e BE-së për të ndikuar në kontinent.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ndërkohë, vazhdon të kërcënojë që mund të dërgojë miliona migrantë në Evropë.

Është koha, pra, të kapërcejmë divergjencat dhe ndryshimet midis shteteve anëtare.

Ne presim këtë javë një plan të guximshëm nga Komisioni Evropian dhe një angazhim të qartë nga Këshilli Evropian për ta kuptuar përfundimisht këtë çështje.

Gjashtë muaj më parë, pas shumë javësh punë intensive, ne publikuam dokumentin tonë të vizionit tone, lidhur me migracionin dhe ia paraqitëm Komisionit Evropian.

Migrimi fillon nga njerëzit. Njerëzit që ikin nga lufta, varfëria ose ndjekja penale. Njerëz që dëshirojnë të ndërtojnë një jetë më të mirë.

Të gjithë mund të pajtohemi se nuk duam që këta njerëz të rrezikojnë jetën e tyre në anije në detin Mesdhe. Të gjithë mund të pajtohemi se duam t’u sigurojmë mbrojtjen e duhur njerëzve që kanë vërtet nevojë për mbrojtje. Të gjithë mund të pajtohemi se do të ishte më e lehtë për të mbrojtur këta njerëz, nëse do të mund të menaxhonim më mirë flukset e migracionit në BE.

Aktualisht megjithatë, ne nuk e kontrollojmë migracionin.

Ne mund të parandalojmë katastrofat e ardhshme në kampe si Moria.

Duke krijuar rrugë ligjore për në Evropë dhe duke shkatërruar rrjetet e trafikimit njerëzor në mënyrë më efektive, ne do të ndalonim njerëzit të fillojnë udhëtime të gjata, të rrezikshme dhe shpesh të pasuksesshme.

Krijimi i kësaj qartësie dhe efikasiteti do të ndalojë stimulimin e njerëzve që migrojnë në mënyrë të parregullt në BE, duke ditur se ata do të jenë në gjendje të zgjasin qëndrimin e tyre për një kohë të pacaktuar për shkak të politikave jo-konsistente të azilit në BE.

Ne duhet të fillojmë të kontrollojmë flukset e migrimit dhe të rrisim parashikueshmërinë e tyre.

Kjo parashikueshmëri nga ana tjetër do të krijonte hapësirë ​​për solidaritet midis vendeve anëtare.

Evropa duhet t’i japë fund ngërçit në debatin e migracionit.

Le të marrim përgjegjësi dhe të punojmë së bashku për një politikë migrimi që mund t’i rezistojë kohës.

Përkthyer dhe përshtatur nga Eu Observer/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…

Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”