MENU
klinika

Lidhen me ndryshimet e motit...

Ç’janë laringitet akute?

25.09.2020 - 16:27

Laringitet akute janë infeksione të shpeshta të moshës pediatrike. Prekin kryesisht fëmijët të moshës 3 muaj deri në 5 vjeç. Në fëmijët mbi 5 vjeç shenjat janë më të zbutura. Kanë karakter sezonal, pra lidhen me ndryshimet e motit.

SHKAQET

Shkaqet janë kryesisht virusale, ( virusi respirator sinsicial, hemofilus influenze , Echo- viruset, adenoviruset): më pak mund të jenë mikrobike ose nga mykoplazma.

Në varësi të lokalizimit të inflamacionit e ndeshim në tre forma:
1- Laringo-trakeiti akut
2- Laringiti spazmoidik( Krupi)
3- Epiglotiti akut.

SIMPTOMAT

Kolla e ashpër me zë të ngjirur. Fillon papritur, sidomos natën. Në disa raste shoqërohet me zhurmë në frymëmarrje (stridor ). Temperatura mund të jetë 37 ose subfebrile.
Më rrallë shoqërohet me tërheqje të muskujve mbi klavikulë, ose tek gropa e fytit ( tirazh jugular). Kjo e fundit është shenjë që tregon një situatë të rënduar, e cila vjen nga inflamacioni dhe edema e theksuar e laringut e cila shoqërohet me ngushtim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Raste të tilla monitorohen në spital.

TRAJTIMI

Në format e lehta përdorim inhalacion me ajër të lagështuar ( avuj dafine), ose ujë fiziologjik nëpërmjet aerosolit . E ajrosim dhomën shpesh, ose e nxjerrim fëmijën në ajër të pastër.
Kur e gjykon mjeku se ka vështirësi në frymëmarrje përdoren edhe kortizonikët me aerosol, 2 herë në ditë nga 3-4 min, në një afat të shkurtër 3 ditë.

Në rastet më serioze me dispne dhe cianozë rekomandohet adrenalina me aerosol, 0.25 më për çdo 5 kg peshë trupore. Por kjo bëhet nën kujdesin e personelit shëndetësor.
Theksojmë se në laringitet nuk japin efekt bronkodilatatorët si psh salbutamoli, thonë studiuesit.
Ecuria është e mirë.
Vetëm rastet e epiglotitit janë të rralla. Dominohen nga vështirësuar në frymëmarrje, dispneja , lëvizja e flegrave të hundës dhe tërheqja e theksuar jugulare. Ato janë urgjencë mjeksore.

Gjithmonë sqarohet prindi që ta vëzhgojë me kujdes gjendjen e fëmijës. Nëse çfaqen shenjat e ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes (dispneja dhe ngjyra mavi e buzëve), tërheqja suprasternale, fëmija duhet ri-dërguar në spital.
Shumica e rasteve shërohen pas 3-5 ditësh. Nëse kolla nuk qetësohet dërgohet përsëri tek mjeku.

KOMPLIKACIONET

Komplikacionet mund të jetë një bronkopneumoni, nga mbivendosja e infeksioneve sekondare, e cila kërkon ndërhyrjen me antibiotikë.
Nëse përsëriten shenjat disa herë brenda një viti duhet të thellohemi në shkaktarin, i cili mund të jetë:
një alergji ose një
refluks gastro-ezofageal.