MENU
klinika

Arrestohet në vendngjarje

‘Çmendet’ 25-vjeçari në Vlorë, djeg shtëpinë dhe dhunon babain

13.09.2020 - 12:42

Një ngjarje në kufijtë e absurdes është regjistruar në qytetin e Vlorës. Një 25-vjeçar i ka vënë flakën shtëpisë dhe ka rrahur babanë, e për pasojë është arrestuar.

Në pranga ka rënë R. M., 25 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Dëmi në banesë shkon rreth 1.000.000 lekë.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë, pasi ky shtetas dyshohet se ka djegur banesën e tij, duke shkaktuar një dëm prej 1.000.000 lekë, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, për motive të dobëta“, njofton policia.