MENU
klinika

Me vetëm 1 dollar!

Ç’mund të bëni me të në vende të ndryshme të botës?

05.09.2020 - 06:47

A e dini se çfarë mund të blini me 1 dollar nëpër vende të ndryshme të botës? Nëse një ditë do gjendeni në situate të vështira dhe vetëm më një dollar në xhep, ja se çfarë mund të bëni në këto vende të botës:

1.Philippine

Nëse ndiheni të lodhur nga udhëtimi i gjatë nëpër Philippinë, një masazh këmbësh ju duhet se s’bën. Për më tepër kur 20 minuta kushtojnë vetëm $1!

Stamboll
Nëse shkoni në Stamboll, duhet të provoni se s’bën çajin e famshëm tradicional. Eshtë çaji që konsumohet më shumë dhe e gjeni në shumë versione të tij për më pak se 1 dollarë.

Indi
Mënyra më e mirë për të udhëtuar në Indi është duke përdorur transportin publik, pasi kështu mund të vizitoni disa vende dhe të shpenzoni më pak. Aty, çmimi i një bilete metroje është 13 cent, prandaj nëse shkoni ndonjëherë në Indi sigurohuni të merrni metronë.

Venezuelë
Venezuela ka çmimin më të lirë të benzinës në botë, kushton vetëm 20 cent për litër. Nëse po planifikoni të bëni një xhiro nëpër qytet, mbusheni makinën me 5 litra fare të përballueshëm!

Korea e Jugut
Karaoket janë shumë të famshme në Korenë e Jugut, prandaj nëse ndonjëherë planifikoni të shkoni atje, rezervon pak kohë për kulturën koreane. Mund të këndoni 2 këngë për vetëm $1.

Portugali
Portugezët kanë një marrëdhënie të pandarë me kafen, prandaj nëse shkoni aty mos u kurseni fare me kafetë. S’kushtojnë më shumë se 1 dollar!

Kroaci
Kroacia ka akulloren më të mirë në botë, që duhet provuar patjetër edhe nëse e vizitoni në dimër. Mund të gjeni akullore fantastike për vetëm 94 cent!

Hungari
Budapesti është vendi parajsë për të parkuar makinën. Mund ta lësh me orë të tëra dhe s’ke pse lë gjithë rrogën për makinën!

Tajlandë
Në Tajlandë telefonatat janë shumë të lira. Madje, në raste emergjence, mund të flisni falas për plot 16 minuta.