MENU
klinika

I shtruar prej ditësh te Infektivi

Covid-19 i merr jetën farmacistit korçar

17.09.2020 - 09:55

Farmacisti Romeo Zallemi ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, i infektuar me Covid-19.

Mësohet se 85 vjeçari kishte afro 20 ditë që qëndronte i shtruar në Spitalin Infektiv dhe po merrte trajtim, por mesa duket nuk e ka fituar dot betejën. Zallemi ishte një farmacist shumë i njohur në zonën e Korçës.

Pritet që Ministria e Shëndetësisë të jap informacion zyrtar për rastin.