MENU
klinika

Të gjithë kolegët e fakultetit futen në vetizolim

COVID-19/ Infektohet një pedagoge e Elbasanit

27.09.2020 - 09:02

Pas hapjes së shkollave, shifrat e mësuesve të prekur më Covid-19 janë rritur. Dy mësues të shkollës 9-vjeçare “Ali Agjah” në qendër të qytetit të Elbasanit, kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Po ashtu raportohet se edhe një pedagoge, në Fakultetin Ekonomik në qytetin e Elbasanit, ka rezultuar pozitive me COVID-19, njofton Faxweb. Kësisoj edhe pedagogë të tjerë të këtij fakulteti kanë bërë tamponin dhe janë vetëizoluar deri në pritje të rezultatit që do të konfirmojë nëse ata janë ose jo me Covid.

Në Elbasan që nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot janë prekur me Covid-19, 309 persona, duke u bërë kështu qyteti i katërt, pas Tiranës, Durrësi dhe Shkodrës me numrin më të lartë të të infektuarve.