MENU
klinika

Iinfektohet kryeinfermierja

COVID-19 hyn në spitalin psikiatrik në Elbasan

01.09.2020 - 09:40

Koronavirusi hyn dhe në ambientet e spitalit psikiatrik në Elbasan, “Sadik Dinçi”.

Kryeinfermierja ka rezultuar pozitive me COVID, teksa dyshohet se janë prekur dhe dy pacientë.

Prej më se një jave, spitali psikiatrik ka mbyllur dhe pavijonin e urgjencës dhe nuk kryen më shtrime të reja, si një masë mbrojtëse kundër COVID-it.

Aktualisht në këtë spital janë të shtruar rreth 350 pacientë që trajtohen prej disa vitesh.