MENU
klinika

Luajti për 6 ekipe në Serie A

Debutoi 34 vjet më parë, 10 “perlat” e Baggios

21.09.2020 - 16:05

Roberto Baggio, një nga futbollistët më të mirë italianë të të gjitha kohërave, bëri debutimin e tij në Serie A me fanellën vjollcë, në ndeshjen Fiorentina-Sampdoria më 21 shtator 1986, 34 vite më parë.

Një karrierë e jashtëzakonshme ajo e kampionit nga Caldogno, i cili gjithashtu ka veshur fanellat e Vicenza, Juventus, Milan, Bologna, Inter dhe Brescia. 205 gola në total ka shënuar “bishtaleci” në Serie A.

Më 21 shtator 1986, gjatë ndeshjes Fiorentina-Sampdoria, e vlefshme për javën e dytë të Serie A, një lojtar i destinuar për të hyrë në historinë e futbollit italian bën debutimin e tij në kampionatin më të mirë: Roberto Baggio.

Në atë kohë 19 vjeç, Baggio u kthye nga një vit pasivitet pasi kishte kaluar një aksident të keq me fanellën e Vicenza më 5 maj 1985, dy ditë pas nënshkrimit të kontratës me Fiorentina. Me atë rast, Robi (ende një premtim i madh dhe talent) theu gjurin e djathtë, duke kompromentuar dhe meniskun.

Fiorentina, pavarësisht se ka mundësinë të tërhiqet nga kontrata, investon në djalin i cili më në fund mund të shijojë fushën pas një kalvari të gjatë, duke u bërë titullar: ndaj Sampdoria ai do të luajë 87 minuta, para se të zëvendësohet nga Sergio Battistini. Do të ishte e para nga 452 ndeshjet në Serie A.

Është e pamundur të përmblidhet karriera e tij në një video të shkurtër. Në këtë “përvjetor”, është “Gazzetta dello Sport” na mundëson të shijojmë disa nga perlat e tij…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bishtaleci: Ku e ka anijen kozmike!?

Kur Baggio takoi Messin pasi shënoi 4 gola…

Nga Baggio e Brehme, te Suker e Ronaldo

Plakja nuk kursen, si kanë ndryshuar yjet e futbollit