MENU
klinika

Serie A, Java 2

Debuton Kumbulla, CR7 dopietë, Roma-Juve në paqe

27.09.2020 - 21:45

Roma dhe Juventus kanë dhuruar spektakël në javën e dytë të Serie A, duke shënuar 4 gola, por në fund është mbyllur 2-2. Marash Kumbulla ka debutuar me fanellën e kuqe si titullar dhe luajti për 90 minuta.

Roma ka kalur në avantazh në minutën e 31-të. Verdhekuqtë kanë gjetur golin nga pika e bardhë me Veretout. Penalltia është shkaktuar nga një prekje e topit me dorë e Rabiot në zonën e rreptësisë.

Cristiano Ronaldo ka barazuar pak përpara fundit të 45′ e para, me një penallti të ardhur pas prekjes me dorë në zonë të Pellegrinit, që edhe ka protestuar. Por, ka zgjatur pak avantazhi bardhezi pasi po Veretout ka shënuar 2-1 për verdhekuqtë.

Në minutën e 62-të komplikohet ndeshja për Juventus, pasi Rabiot merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë të tijtë me 10 vetë. Megjithatë, 7 minuta më pas Ronaldo barazon shifrat me një goditje me kokë pas krosimit të Danilos. Nuk ka shumë histori më pas, mbyllet 2-2.