MENU
klinika

Superliga e Kosovës, Java 2

Debutuesit ndalin Prishtinën pretendente

22.09.2020 - 19:07

Skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit Kosovar dhe pa histori, Arbëria, ka bërë surprizën e dytë në po kaq javë, teksa pas fitores në transfertë javën e parë, barazon 1-1 në shtëpi me Prishtinën, skuadër pretendente.

Kryeqytetasit nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e ndeshjeve me fitore radhazi në startin e kampionatit. Skuadra e Zekerija Ramadanit la pikët e para të sezonit.

Ishte Zabërgja ai i cili kaloi në avantazh ekipin e Arbërisë që në minutën e 10 të sfidës, duke ia vështirësuar punën bardhebluve që u hodhën në sulm në kërkim të barazimit, edhe pse e gjetën që në pjesën e parë golin me anë të ish-sulmuesit të Skënderbeut, Oto John.

Pavarësisht tentativave të shumta, asnjë prej skuadrave nuk arriti të shënonte më dhe sfida u mbyll me shifrat 1-1. Në ndeshjen tjetër të javës së dytë që u luajt sot, Drenica ka fituar ndaj Besës së Pejës me shifrat 2-1 duke siguruar pikët e para në këtë sezon.