MENU
klinika

Carabao Cup

Derbi zgjidhet me penallti, Mourinho debat me Lampard

29.09.2020 - 21:44

Derbi londinez mes Tottenham dhe Chelsea, i vlefshëm për 1/8 të Carabao Cup, ka përfunduar 1-1 brenda 90 minuta. Vëmendjen kryesore e mori debati mes Mourinhos dhe Lampard, dy trajnerët e skuadrave përkatëse.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 19-të. Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh. Autori i golit, i pari për të në një ndeshje zyrtare me fanellën e Chelsea-t, ishte Timo Werner. Gjermani ka mposhtur Lloris me një goditje të pakapshme.

Pak minuta më vonë, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, u kap me Frank Lampard, trajner i Chelsea, që e ka pasur futbollist kur drejtonte vite më parë Blutë. Ai i kërkoi të mos fliste shumë dhe diçka të tillë po e shpjegonte dhe me duar. Lampard u kundërpërgjigj menjëherë.

Gjithsesi, në pjesën e dytë Tottenham luajti më mirë dhe në 84’ erdhi goli i barazimit nga Lamela. Mbyllet 1-1, me fituesin që u vendos nga nga penalltitë. Tottenham shkon në 1/8 finale të Carabao Cup pasi realizoi 5 penallti të sakta, ndërsa për Chelsea humbi të fundit Mount.