MENU
klinika

Gjirokastër/ Dyshohet se u rrah nga…

Dhunohet e bëhet për spital e moshuara

19.09.2020 - 09:37

Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster ku është dhunuar një e moshuar. Behet fjale për shtetasen me inicialet P.Q., 75 vjeçe, e cila është dhunuar nga një person i paidentifikuar.

Dhunuesi ka rrahur të moshuarën në shtratin ku flinte duke i lënë fraktura në trup dhe në fytyrë.
Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ajo dyshimin e ka tek ata. E moshuara po kurohet aktualisht në spitalin rajonal Omer nishani.

Dyshohet se moshuara mund të jetë rrahur edhe nga e bija që është me probleme mendore. Aktualisht policia po heton për ngjarjen.