MENU
klinika

Bundesliga, java 1

Dopietë e Haaland, Dortmund bind në start

19.09.2020 - 20:04

Borussia Dortmund e ka nisur si duhet Bundesligën, duke fituar me rezultatin 3-0 kundër Borussia Monchengladbach. Verdhezinjtë e nisën takimin me një ofensivë krejtësisht të re në moshë, pasi Sancho dhe Haaland nuk diskutohen, por nga minuta e parë luajtën dhe Reyna dhe Bellingham.

Zgjedhjet e trajnerit Favre rezultuan të duhurat, pavarësisht se la në stol Reusin. Ekipi vendas hapi sfidën me 17-vjeçarin Reyna që mori një asist nga 17-vjeçari tjetër Bellingham. Goli i 1-0 lehtësoi ekipin vendas që mori kontrollin e lojës dhe u mbrojt mirë.

Erling Haaland nuk mund të mbetej jashtë festës së ekipit të tij. Ai shënoi me penallti në minutën e 54′, duke çuar rezultatin në 2-0. Goli i tretë u shënua po nga norvegjezi, por pas një kombinimi të mirë me Jadon Sancho. Dyshe e frikshme në sulm për çdo skuadër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN