MENU
klinika

Serie A, Java 1

Dopietë e Ibras, Milan e nis me hapin e duhur

21.09.2020 - 21:43

Milan i ka bërë një nisje shumë të mirë sezonit, duke fituar 2-0 në shtëpi përballë Bologna-s, në prani të 1 mijë tifozëve. Një ndeshje e mirë e kuqezinjve, që jep shpresë.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh me të zakonshmin Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez mori një pasim të mirë nga Theo në minutën e 35′ dhe me një goditje të fortë me kokë e dërgoi në rrjetë për 1-0. Gol mjaft i bukur nga suedezi.

Adriano Galliani, i pranishëm në “San Siro”, ish-administratori i Milanit tregoi dhe njëherë dashurinë e tij të madhe për “Djallin”. Ai festoi si i çmendur në momentin që sulmuesi Zlatan Ibrahimovic përshëndeti rrjetën për 1-0.

Në fillim e pjesës së dytë, Ibrahimovic shënoi përsëri. Suedezi ktheu në gol një penallti të fituar nga Bennacer në minutën e 50′. 70 gola per Ibran me fanellen kuqezi. Milan ishte i qetë më pas dhe pati shanse edhe për 3-0, pavarësisht se në limite Bologna preku shtyllën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN