MENU
klinika

Ligue 1, Java 5

Dopietë e Icardit, PSG arrin 3 fitore radhazi

27.09.2020 - 22:13

PSG lë pas startin e keq dhe tashmë mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pas dy humbjeve radhazi të pësuar në dy ndeshjet e para të Ligue 1. Kampionët në fuqi të të Francës kanë mposhtur 2-0 Reims-in e vendit të parafundit në transfertë.

Sfida e luajtur në “Stade Auguste-Delaune” është vendosur nga një dygolësh i Mauro Icardi-t, i cili nuk shënonte që nga shkurti i kaluar. Argjentinasi ka hapur takimin në minutën e 9-të dhe e ka mbyllur atë në të 63-ën.

Të dy asistet janë dhënë nga Kylian Mbappe, i cili ka luajtur rolin e protagonistit. Një sukses që e ngjit skuadrën pariziene në vendin e shtatë, me 9 pikë, 4 pikë larg kreut.