MENU
klinika

Serie A, Java 2

Dopietë e Lukakut, Inter me “5 yje”

30.09.2020 - 18:59

Dy ndeshje, dy fitore, nisje shumë e mirë për Inter, që realizon plot 9 gola në dy ndeshje, por edhe pëson 5. Zikaltrit, pas fitores 4-3 ndaj Fiorentinës, sonte triumfuan 2-5 në transfertë ndaj Beneventos.

Ka nisur me gol sfida. 28 sekonda kanë mjaftuar që zikaltrit të kalonin në avantazh. Goli është shënuar nga Lukaku, i cili ka finalizuar në mënyrën e duhur një aksion perfekt. Ndërsa më pas ishte një gol i bukur i Gagliardini me të majtën në minutën e 25-të.

Skuadra e Antonio Conte realizoi sërish me Lukakun protagonist në dopietën e tij brenda 29 minutash! Asist po nga Gagliardini. Janë rihapur pak shpresat me golin e Caprarit në 34′. Por nuk mbaron këtu pjesa e parë.

Ish-futbollisti i Real Madrid dhe Borussia Dortmund, Hakimi, në ndeshjen e tij të parë zyrtare me Inter, duke e nisur titullar, ka gjetur edhe golin e parë zikaltër dhe në Serie A në 42’. Pjesa e parë mbyllet 1-4.

N të dytën, Inter ka realizuar edhe golin e pestë kundër Benevento-s. Autor ishte Lautaro Martinez, i cili ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë me të majtën. Beveneto është kundërpërgjigjur pesë minuta më mbrapa me Caprari-n, i cili ka marrë një asist nga ish-milanisti Lapadula.

Ky i fundit gabon pak minuta më pas, teksa i vetëm përballë Handonovic, gabon në mënyrë të pabesueshme, me portierin slloven që nuk lëviz dhe pret me dorën  e majtë. Mbyllet 2-5, pavarësisht rasteve të tjera. Ndeshja tjetër e orës 18:00 mes Udinese dhe Spezias përfundon 0-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drejt shtyrjes vetëm dy ndeshje

Nuk ka ndërprerje apo ndalesë të Serie A