MENU
klinika

Europa League

Dramatike, Laçi përmbyset në limite!

17.09.2020 - 19:59

Për herë të parë në histori Laçi ishte shumë pranë kalimit në turin e tretë të kupave europiane, teksa po fitonte 1-0 ndaj Hapoel Beer Sheva në “Elbasan Arena”, por në shtesë është përmbysur 1-2.

Një ndeshje dramatike, pasi kur dukej se kualifikimi u arrit, vijnë dy gabime të pafalshme. Pjesa e parë ishte shumë e ekuilibruar, madje izraelitët u shfaqën më kërkues dhe me disa raste të rrezikshme. Gjithsesi, ky fraksion mbyllet 0-0.

Në të dytën është Nwabueze që realizon një gol me finte në minutën e 59-të. Vërtet për t’u përgëzuar sulmuesi i kurbinasve. Laçi nis e mbrohet herët dhe pak sheh përpara. Në minutën e 86-të Delia merr karton të kuq dhe lë të tijtë me 10 lojtarë.

Në minutën e parë shtesë miqtë barazojnë pas një hezitimi në qendër të mbrojtjes. Por nuk do të mbaronte këtu, pasi 3 minuta më pas Hapoel shënon edhe golin e dytë dhe të fitores. Vërtet mëkat të eliminohesh kështu!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Turi i dytë eliminator i Europa League

Granada nuk fal, Teuta kapitullon në Durrës