MENU
klinika

“Edhe parukieri i tij e urren”!

Dua Lipa kundër Trump

30.09.2020 - 11:21

Dua Lipa e ka shprehur hapur bindjen e saj dhe mospëlqimin ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

Ajo gjithnjë e ka ngritur zërin ndaj politikave të Trump dhe e bën sa herë që i jepet rasti.

Por së fundi, këngëtarja ka ndjekur debatin e parë presidencial dhe ka bërë edhe një koment për flokët e Trump, i cili është shfaqur me një aksesor të çuditshëm në daljen e tij publike.

Në foto shihet një lloj kapëse në flokët e Trump, i cili gjithnjë është komentuar për flokët e tij si paruke.

“70 mijë dollarë shpenzime për flokë dhe parukeri i tij prapë e urren atë”, ka shkruar Dua Lipa në InstaStory.

Në një postim të radhës, Dua u bën thirrje amerikanëve që të mos dërgohet vota me email, por të votohet personalisht kundër Trump, i cili po manipulon sistemin e votimit.