MENU
klinika

Zbardhet identiteti i viktimës. Arrestohet autori

Durrës/ Gjendet i vrarë me thikë në zemër një burrë

19.09.2020 - 15:23

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Durrës, në zonën e Plepave. Viktima është Idajet Dulla dhe është gjendur i vrarë me thikë në zemër.

Mësohet se viktima është gjetur në zonën e shinave të trenit tek Plepat, ndërsa më pas është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.

Arbër Koti është autori i vrasjes dhe është arrestuar nga shërbimet e policisë.

Arbër Koti, shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë makinat.

Pas konfliktit Arbër Koti i ka ngulur thikën në zemër Idajet Dullës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.