MENU
klinika

Urimet nga klubet e tyre

Dy futbollistët e Kombëtares bëhen baballarë

23.09.2020 - 19:45

Ky shtator do të mbahet mend gjithë jetën për dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe Berat Gjimshiti, që  kanë me festë në familjet e tyre.

Të dy futbollistët shqiptarë janë bërë baballarë në pak ditë diferencë nga njëri-tjetri. Ledian Memushaj fillimisht, më 21 shtator, u gëzua me lindjen e fëmijës së tij të parë, të cilit i ka vendosur emrin Damiano.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i Pescara-s, i cili i ka uruar sa më shumë shëndet e lumturi të sapolindurit, duke uruar gjithashtu edhe mesfushorin e kombëtares shqiptare dhe partneren e tij, Francesca.

Ndërsa mbrëmë, një njoftim i ngjashëm ka ardhur nga klubi i Atalanta-s, bergamaskët kanë përgëzuar Berat Gjimshitin dhe partneren e tij, Aliza, për lindjen e djalit të parë, të cilit çifti i ka vendosur emrin Lion Aron. Edhe redaksia e “Konica.al” ju uron jetë të gjatë dhe shëndet të dy të porsalindurve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e mbrojtësit të Atalantës

“Ashensori” Gjimshiti, shqiptari që kaloi limitet