MENU
klinika

Ora dhe dita kur do mbahet mbledhja

Dy qeveritë Shqipëri-Kosovë pritet të takohen në Tiranë

28.09.2020 - 19:36

Dy qeveritë ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës pritet të takohen pas disa ditësh, në Tiranë. Takimi mes tyre do të mbahet në 2 tetor, ora 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Nuk dihen ende më shumë detaje në lidhje me takimin, apo diskutimet. Takimi në fakt ishte planifikuar të mbahej në Shkodër, por duket se palët kanë ndryshuar mendje dhe do spostojnë takimin në Tiranë.

Paraprakisht në Kosovë qeveria ka miratuar 15 marrëveshje që synojnë thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, por që duhet të marrin ‘ok’ dhe të konkretizohen në mbledhjen e dy qeverive.