MENU
klinika

"Jemi në qiellin e shtatë"

Ed Sheeran bëhet baba për herë të parë!

01.09.2020 - 10:35

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari më famë botërore, me anë të një postimi në instagram.

Çifti janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

Ai shprehet se ndihet në qiellin e shtatë tani që është bërë baba, ndërsa u kërkon mediave të respektojnë privatësinë e tyre.

“Përshëndetje! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale që doja të ndaja me ju. Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë mirë dhe ne jemi në qiellin e shtatë. Shpresojmë që në këtë kohë të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të vijë koha që të kthehem, Ed x,” shkruan këngëtari.

Screenshot_12.png