MENU
klinika

Capital T flet si rrallëherë për dashurinë

“Edhe unë i kam përjetuar fluturat në stomak!”

16.09.2020 - 20:03

Capital T është padyshim një nga emrat më të lakuar në muzikën shqiptare dhe ndër djemtë më të bukur dhe të lakmuar nga vajzat.

Më 1 tetor autori i hitit “Akull” pritet të publikojë albumin e tij të shumëpritur “Skulpturë”, detajet e të cilit jua kemi zbuluar pak ditë më parë.

Së fundmi, artisti ka dhënë një intervistë për revistën “Story”, ku ka folur rreth Trimit, sekretet e suksesit, albumit dhe detajeve mjaft interesante.

Nuk kishte si të mungonte një pyetje rreth fizikut aq të komentuar të tij dhe ritualit që ka ndjekur për të arritur atë.

Tani kalojmë tek sektori i gocave. I pyetur rreth faktit se kur do vijë momenti që të mos jetojë më vetëm, Capital T është përgjigjur se nuk mendon se ka një moshë rreth këtyre vendimeve, si bashkëjetesa, fejesa, apo martesa.

“Ato ndodhin në momentin që i ndjen, që je i gatshëm t’i marrësh ato përgjegjësi, dhe e ke personin e duhur që ta ofron dashurinë dhe i tajkon të gjitha për ty.“– thotë ai, duke shtuar se i pëlqen thjeshtësia dhe gjërat spontane, por mbretëresha e mendjes së tij mbetet “NANA”.

Dhe po, Capital T jo vetëm që beson në dashuri, por ka përjetuar edhe fluturat në stomak, dhe mos e besoni po deshët por edhe është refuzuar.

“Në jetë ndodh edhe ky fenomen reciprok“, thotë ai lidhur me refuzimet, teksa shton se: “Dashuria ekziston dhe si një njeri i gjallë i kam përjetuar edhe fluturat.”

Lidhur me anën profesionale, ai thotë se synimi i tij është që muzika shqiptare të dëgjohet kudo në botë, duke shtuar se qëllimet që i ka vënë vetes i ka arritur tashmë.

Si duetet më të mira të realizuara veçon ato me 2PO2, teksa na bën të besojmë se ekziston mundësia që shumë shpejt të realizojë ndonjë këngë me Ledrin dhe Majk.