MENU
klinika

Thyhet tabuja

Ekipi holandez, sponsor me lojëra erotike

26.09.2020 - 11:35

Që futbolli është kthyer në një industri, kjo as nuk diskutohet. Për të përfituar sa më shumë sponsorizime dhe të ardhura, po thyhen shumë tabu. Një nga këto është klubi i FC Emmen, që shfaq logon e një kompanie lojërash erotike në bluzat e tyre.

Në fillim u ndalua nga Federata Holandeze e Futbollit, por KNVB ndryshoi mendim pas një stuhie kritikash, duke e vlerësuar si konservatore dhe jashtë kësaj bote, veçanërisht në shfaqjet e njohura televizive nga Holanda.

“EasyToys” do të reklamohet në fanellën e ekipit të parë të FC Emmen për një sezon, nga ky moment. FC Emmen do të luajë në shtëpi kundër Willem II për herë të parë të dielën me “EasyToys” në gjoks.