MENU
klinika

RT/ "Jemi në pikën e ngopjes!"

Ekonomia nuk ka më kapacitet për të shlyer borxhet

22.09.2020 - 12:27

Borxhi kombëtar i SHBA-së ka arritur të rritet me 4.2 trilionë dollarë brenda një viti, në gjithsej 26.7 trilionë dollarë.

Max thotë se këtu ka një pikë reflektimi: “PBB-ja Globale është afërsisht 100 trilionë dollarë dhe sasia e aseteve të blera nga bankat kryesore qendrore në të gjithë botën tani po i afrohet $ 100 trilionë” – dhe ka të ngjarë të kalojë mbi këtë shifër. Kjo është si të derdhni ujë në një kovë, thotë Max, dhe ndërsa uji mbush kovën, arrin një moment që mbushet plot dhe fillon të derdhet.

“Ekonomia e Tokës nuk ka kapacitet të mbajë më borxhe. Ne jemi në pikën e ngopjes”, thotë ai, duke shtuar: “Tani, çdo dollar që bankat qendrore shtypin do të shkojë direkt në inflacionin e indeksit të çmimeve të konsumit … dhe kjo do të shkaktojë trazira të pabesueshme shoqërore”, veçanërisht në vende të tilla si Shtetet e Bashkuara.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN