MENU
klinika

Nga Cavani, te Callejon

Ende pa ekip, formacioni me parametra zero

29.09.2020 - 11:20

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë derisa të mbyllet merkatoja europiane. Ka ende shumë transferime që ende nuk janë mbyllur dhe ka lojtarë që nuk e dinë se ku do të luajnë këtë sezon. Përveç kësaj, ekziston një listë e gjatë e lojtarëve që përmbushën një kontratë me klubet e tyre në qershor dhe aktualisht janë me parametra zero.

Mes tyre, spikasin emrat e Cavani, Callejón, Sturridge ose Garay. Prestigjozja spanjolle ka krijuar në formacion me 11 lojtarë që mund të merren falas. Po e nisim nga maja e sulmit te porta.

Edinson Cavani është më i kërkuari nga të gjithë lojtarët që aktualisht janë të lirë. Ish-lojtari i PSG-së është në orbitën e Atlético, Benfica, Real Madrid ose Inter Miami, por asnjë ofertë nuk po e bind.

Daniel Sturridge është një tjetër lojtar që aktualisht është pa ekip. Sezonin e kaluar ai luajti në Ligën Turke te Trabzonspor. Tani në moshën 31 vjeç, ai po kërkon një ekip.

Mario Gotze i dha Kupën e Botës Gjermanisë, por dëmtimet e shpeshta e kanë penguar të mbajë veten në majë. Në moshën 28 ​​vjeç atij i mbeten akoma vite futboll, prandaj Bayern mund të marrë falas.

Samir Nasri ka ndërruar 5 ekipe ne 5 vjet. Tani 33 vjeç ai është i lirë të negociojë një kontratë që dëshiron. 33 vjec edhe Beñat Etxebarria. Mesfushori bask është një tjetër lojtar i nivelit të lartë që e gjen veten pa një skuadër.

Yohan Cabaye, Nathaniel Clyne, Ezequiel Garay, Daniel Schëaab janë të tjerë lojtarë që janë pjesë e formacionit me parametra zero. Pa harruar Jose Callejon, spanjollit që bëri histori në Napoli, teksa luajti 349 ndeshje dhe shënoi 82 gola. Për ta mbyllur me portiern Luca Zidane, djalin e trajnerit të Real Madrid. Luca vjet ishte i huazuar te Santander, ndërsa tashmë është i lirë.