MENU
klinika

"Turqit janë gati, ja virtyti i tyre!"

Erdogan i kujton luftën Greqisë dhe Francës

05.09.2020 - 20:45

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan përcolli një tjetër mesazh në kuadër të tensioneve me Greqinë e jo vetëm, me ata që qëndrojnë krah saj, sikurse Franca, duke u kujtuar virtytin e turqve nëse është fjala edhe për luftë.

“Problemi qëndron se ata pëballë nesh injorojnë të drejtat tona. Përpiqen që veten e tyre ta pozicionojnë mbi ne.

Por, do ta kuptojnë se nuk është kështu, se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake që të grisë hartat dhe dokumentet e pamoralshme që i imponohen asaj.

Do ta kuptojnë këtë ose me gjuhën e politikës dhe diplomacisë ose me përvojat e hidhura që do përjetojnë në terren.

Shpresojmë se nuk do të jetë vonë kur ata të kuptojnë që nuk ka asnjë fuqi që të qëndrojë përballë një populli i cili luftën dhe martirizimin e mundshëm në fund e sheh si gradën më të lartë”, tha lideri turk në ceremoninë e hapjes së një spitali.

Sipas tij, populli turk është si një popull i shërbetuar me çdo sulm, me çdo kosto të mundshme.

“Ato që mund të ndodhin në fund të këtij procesi në të cilin po kalojmë, le t’i mendojnë ata që jetojnë në botën e tyre imagjinare me një mirëqenie dhe demokraci të rreme. Si Turqi dhe si popull turk ne jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe çdo rezultat”, tha Erdogan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Erdogan: Ne jemi të sinqertë në fjalën tonë!

“Turqia ka fuqinë politike dhe ushtarake që të grisë hartat”