Duke sulmuar Azerbajxhanin, Armenia ka provuar përsëri se është pengesa më e madhe për paqen dhe stabilitetin në rajon, tha të Dielën Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
“Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve të saj në Azerbajxhan siç ka bërë gjithmonë,” tha presidenti.
Tensionet u ngritën në Kaukazin jugor të Dielën në mëngjes për shkak të përleshjeve në të cilat Jerevani tha se forcat Azerbajxhanase bombarduan rajonin e Nago-Karabakut dhe Baku akuzoi forcat armene për bombardimet e pozicioneve ushtarake dhe civile të Azerbajxhanit.
Erdogan tha se dështimi i bashkësisë ndërkombëtare për t’iu përgjigjur sulmeve tregon standardin e tij të dyfishtë.
“Duke mbajtur qëndrimin e tij neglizhent për gati 30 vjet, grupi (OSBE) i Minskut, për fat të keq, është kilometra larg veprimit në një mënyrë që të përqendrohet në gjetjen e një zgjidhjeje të konfliktit,” tha Erdoğan.
Grupi i Minskut i OSBE – bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – u formua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por deri më tani ka dështuar.
“Ne jemi duke e ftuar popullin Armen të rimarrë të ardhmen e tij kundër administratës së tyre që i tërheq ata drejt katastrofës dhe i përdor si kukulla”, tha presidenti dhe i bëri thirrje “gjithë botës” të qëndrojë pas Azerbajxhanit në luftën e tij kundër okupimit dhe brutalitetit.