MENU
klinika

Pas takimit me Ramën

Erdogan takohet me Thaçin në Stamboll

20.09.2020 - 12:39

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Anadolu Agency.

Bëhet e ditur se Erdoğan dhe Thaçi u takuan për mëngjes në rezidencën Vahdettin në Stamboll.

Gjithashtu në këtë program i pranishëm ishte edhe zëdhënësi i Presidencës, turke İbrahim Kalın.

Ky takim vjen disa ditë pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua me kryeministrin Edi Rama.