MENU
klinika

Në kafe me maskë?

Tomini tregon ç’do të ndodhë nga 1 tetori në ambientet e mbyllura të lokaleve

28.09.2020 - 20:29

Mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjitha mjediset e mbyllura, por nuk do të jetë e tillë për klientët që do të frekuentojnë baret dhe restorantet prej 1 tetorit. Epidemiologia Eugena Tomini shprehet se vetëm për këto subjekte ky element do t’i lihet në dorë klientit, ndërsa për personelin që servir është një detyrim ligjor.

“Mbajtja e maskës nuk është një element i domosdoshëm gjatë procesit të ngrënies, por pas mbarimit dhe konsumimit këto mjedise konsiderohen ambiente të mbyllura. Secili do të krijojë kushtet e higjienës personale, është përgjegjësi personale, por që bëhet edhe përgjegjësi kolektive”, thotë Eugena Tomimi për ‘Tv Klan’.

Si mënyrën e vetme për të frenuar infektimet pas lehtësimit të këtyre masave Tomimi sheh respektimin e rreptë te pikave të protokollit.

“Vendosja e tavolinave në bar restorante do të jetë 2 metra në të gjitha drejtimet. Përballja me kurriz dhe përballë do të jetë 2 metra. Që të gjithë mjediset e mbyllura duhet të kenë ajrosje të vazhdueshme, dritaret dhe dyert duhet të jenë të hapura. Duhet të bëhet vendosja e dezinfektantëve në hyrje të subjektit”, shton epidemiologia.

Protokolli i detyron restorantet që të përdorim menu elektronike ose plastike në mënyrë që të pastrohet lehtë, si dhe vendosjen e xhamit ndarës në rastet kur pagesa bëhet në arkë. Akti Normativ lejon po ashtu përdorimin e pishinave në mjedise të mbyllura, por lë sërish të mbyllura lokalet e natës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


MSH konfirmon: Shkon në 584 numri i të infektuarve

Bilanci i COVID 19 në Shqipëri, 22 raste të reja