MENU
klinika

Aktivitetet kërkimore

Europa forcon udhëheqjen globale në fushën e inteligjencës artificiale

19.09.2020 - 12:05

Europa synon të forcojë udhëheqjen e saj globale në fushën e inteligjencës artificiale me rrjetin Ellis, i cili gjatë një ceremonie virtuale përuroi zyrtarisht 30 laboratorët e tij të ekselencës, të shpërndarë në 14 vende.

“Nisma Ellis filloi dy vjet më parë”, tha Bernhard Scholkopf, bashkëthemelues i rrjetit dhe drejtor i institutit ”Max Planck” për Sistemet Inteligjente, në Tubingen, Gjermani.

“Pas 17 njësive të para të shpallura në fund të vitit 2019, ne kemi shtuar 13 të tjera në rrjet. Duke bashkuar forcat, ata do të japin kontributin e tyre në mënyrë që Europa të mund të konkurrojë në fushën e inteligjencës artificiale, veçanërisht me Kinën dhe SHBA”, shtoi ai.

Njësitë do të krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim midis shkencëtarëve në të gjithë Europën dhe baza të forta për zhvillimin e inteligjencës artificiale në përputhje me vlerat e shoqërive të hapura europiane.

Rrjeti vuri në dispozicion financimin e përbashkët prej rreth 300 milion eurosh për një periudhë fillestare pesëvjeçare.

Aktivitetet kërkimore do të variojnë nga mësimi makinerik deri te vizioni kompjuterik, nga përpunimi i gjuhës te robotika.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”