MENU
klinika

Nga zetorist në Sarandë tek konflikti në Elbasan

Familjarët flasin për Lefter Zhidrun, që terrorizoi Elbasanin

25.09.2020 - 17:54

Lefter Zhidru, 71-vjeçari që u ekzekutua ditën e djeshme në Elbasan nga forcat RENEA do të varroset në fshatin Xarrë të Sarandës, në vendlindjen e tij. Tvklan.al ka mësuar se familjarët e tij pasi e kanë tërhequr trupin e pajetë të të moshuarit nga morgu janë nisur për të kryer ceremoninë mortore atje.

Kunata e të ndjerit, Sofia Zhidru, ka treguar gjatë një bisede telefonike për Tvklan.al se 71-vjeçari nuk ka qenë polic siç thuhet në media. Ajo thotë se ka qenë një prej djemve të Zhidrut oficer policie në qytetit bregdetar të Sarandës. Familjarët shprehen se detajet e publikuara në media për Lefter Zhidrun janë gënjeshtra.

Sofia Zhidru: Ça u thanë dje nga mediat ishin të gjitha gënjeshtra.

Pyetje: Cilat pjesë sepse mediat thanë që ai ka qenë polic? A ka qenë polic?

Sofia Zhidru: Jo nuk ka qenë polic, djalin e tij e ka pasur polic. Djali ka qenë oficer policie në Sarandë. Ai ka qenë zetorist në fshat në Sarandë. Ka hapur një lokal në Elbasan për vete, punonte për djersën e ballit.

Ajo është shprehur më tej se 71-vjeçari nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor.

“Asgjë, asgjë fare”, tha ajo.

Sa i përket armëve dhe sasisë së tritolit, familjarët pretendojnë se ato i ka vënë policia. Për motivet, kunata e Zhidrut thotë se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një përplasje që ka pasur me një prej fqinjëve, për të cilin 71-vjeçari sipas saj ka pretenduar se është mbrojtur politikisht. Zhidru kishte 22 vite që ishte zhvendosur në Elbasan.

Ditën e djeshme RENEA ekzekutoi Lefter Zhidrun pas 5 orë negociatash. 71-vjeçari qëndronte në banesën e tij dhe hapi zjarr ndaj oficerëve të policisë. Ngjarja nisi rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori” në zonën e njohur si “Kthesa e Sarës”, kur 71-vjeçari u konfliktua me bashkëshorten, e cila njoftoi policinë. Pasi mbërriti policia, Zhidru u fut në banesë dhe nisi rezistencën e tij, duke hapur zjarr ndaj efektivëve.

Plumbat lanë të plagosur edhe dy të rinj, kalimtarë të rastit, fatmirësisht pa probleme për jetën. Për orë me radhë, policia u përpoq të negocionte me 71-vjeçarin që të dorëzohej, por pa sukses. Aksioni i RENEA-s për të ndërhyrë brenda banesës së ndodhi orës 18:00. 71-vjeçari qëlloi me armë gjatë këtij momenti, ndërsa RENEA u kundërpërgjigj.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Lefter Zhidru. Brenda banesës së 71-vjeçarit, RENEA gjeti sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe tritol të lidhura me fitil zjarrpërcjellës.

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan

Plehrat po kthehen në një minë me sahat

Çfarë po ndodh në Patos? Re të zeza tymi mbulojnë zonën

Apeli i GJKKO-së i jep 16 vjet Euglen Halilit

Burg përjetë “ushtarit” të Nuredin Dumanit!