MENU
klinika

Do rigjykohet nga Ina Rama

Fatmira Hajdari nuk dorëzohet, kërkon rikthimin në detyrë!

28.09.2020 - 16:34

Gjyqtarja e shkarkuar e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari nuk dorëzohet. Tre muaj pas shkarkimit nga detyra pasi nuk justifikonte një pasuri me rreth 1 milionë USD dhe se kishte fshehur heqjen e vizës amerikane, Fatmira Hajdari ka depozituar një padi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, shkallën e dytë dhe të fundit të Vetingut, ku kërkon rikthimin në detyrë. KPA e ka regjistruar padinë e zonjës Hajdari në 21 shtator 2020, përmes të cilës kërkon rrëzimin e vendimit të shkarkimit nga detyra. Në padi, Fatmira Hajdari i kërkon KPA-së një hetim të ri për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, si dhe vlerësimin e saj për aftësitë profesionale.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zgjedhur edhe trupën gjykuese për shqyrtimin e kërkesës së Fatmira Hajdarit për t’u rikthyer në drejtësi, ku relatore figuron pikërisht gjyqtarja Ina Rama, më parë ish-kryeprokurore, e cila tentoi të fuste në burg Ilir Metën, Fatmir Mediun dhe Lulzim Bashën, që të tre të shpëtuar me procedura. Trupi gjykues i dosjes së Fatmira Hajdarit do të kryesohet nga Natasha Mulaj, ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo. Mbetet për t’u parë nëse zonja Hajdari do të jetë dakord me këtë turpë gjykuese.

Fatmira Hajdari u shkarkua nga detyra në 18 qershor 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, me konkluzionin është përpjekur që të fshehë pasurinë duke shkelur ligjet si dhe nuk justifikonte me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë 948 mijë USD. Zonja Hajdari nuk kaloi as testin e pastërtisë së figurës, pasi sipas KPK-së dhe Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, ka fshehur faktin që Ambasada Amerikane i ka hequr vizën për të udhëtuar drejt SHBA.

Gjatë seancës dëgjimore ku zonja Hajdari u përpoq të shpjegonte pasurinë e saj, sidomos një pallat në Tiranë, ajo u ironizuar nga vëzhguesi i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs, i cili tha se “unë nuk besoj te sferat magjike” dhe se ‘kam lexuar dosjen e Hajdarit të dielën pasdite duke anuluar planet e tjera”.

Padia e Fatmira Hajdarit për t’u rikthyer në drejtësi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet më të fundit minutë pas minute

Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, 47 viktima