MENU
klinika

“Ishim dhe jemi shoqe”

Fifi sqaron me një foto raportin me Eneda Tarifën

25.09.2020 - 13:21

Këngëtarja e njohur kosovare, Fifi ka zbuluar me postimin e fundit në ‘Instagram’ se çfarë marrëdhënie gëzon me Eneda Tarifën pas komenteve të ndryshme në rrjet, pasi vajzat nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

“Për të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan. Ne ishim dhe jemi shoqe”, ka shkruar Fifi krah fotos ku shafqet me Tarifën gjatë xhirimeve të ‘Shiko Kush Luan’.

Në këtë mënyrë Fifi i ka hedhur poshtë spekulimet për prishjen e raportit midis vajzave, duke treguar se vazhdojnë të kenë miqësi me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se një vit më parë, Tarifa fitoi vendin e parë në ‘kënga Magjike 2019’ me ‘Ma zgjat dorën’, ndërsa Fifi fitoi vendin e dytë me këngën ‘Marova’.

Biseda që dy koleget bënë natën finale, në momentin që Eneda ngriti në duar trofeun e madh, dyshohet të ketë qenë shkak për prishjen e kësaj marrëdhënieje.

Tarifa u ‘kurorëzua’ teksa publiku brohoriste emrin e Fifit dhe kjo gjë solli mjaft polemika në skenë. Vetë Fifi kërkoi të thoshte dy fjalë para se të këndonte kolegia e saj, Eneda Tarifa.

“Dua të flas edhe një fjalë para se të këndojë Eneda këngën, që unë e dua dhe e kam dashur më shumë prej të gjitha këngëve të festivalit. Unë mendoj se ne si artistë, edhe festivali ‘Kënga Magjike’ vet është një festival që bëhet për publikun. Ne si artistë, kur i prodhojmë këngët, i prodhojmë për publikun. Mendoj që nesër, në fund të ditës, unë dua të ha bukë prej asaj këngës. Unë dua të kem koncerte. Të gjithë duhet të ketë këtë synim; të kemi koncerte, të kemi një reagim,”– tha Filloreta Raçi.

Ndërsa Eneda shtoi më tej se nuk ‘hanë bukë’ baladat se kngët ritmike duke future në lojë edhe Rovena Dilon që kishte aty pranë.

Që pas këtij momenti nga fansat u spekulua se marrëdhënia e dy këngëtareve u kris, megjithatë ato kanë hedhur poshtë çdo gjë mbrëmjen e sotme me këtë postim.