MENU
klinika

Tenis

Fituesja e US Open tërhiqet nga “Roland Garros”

18.09.2020 - 09:03

Një vit i pazakontë i tenisit këtë vit, që ka ngjeshur kalendarin. Tenistja japoneze Naomi Osaka, fituese 5 ditë më parë e grand slam të US Open ka vendosur të mos luajë në grand slam të “Roland Garros”, që nis pas 10 ditësh në Paris (27 shtator).

Shkak i mungesës së Osaka është një dëmtim në kofshë, që e bën të pamundur rikuperimin në kohë për turneun francez. Osaka ka konfirmuar vendimin e saj përmes një postimi në “Twitter”:

“Për fat të keq, nuk do të jem në gjendje të luaj në Roland Garros këtë vit. Dëmtimi në kofshë është ende i pranishëm dhe nuk kam kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë turne që luhet në fushat me dhè”, – tha Osaka.

“Këto dy turne janë shumë afër njëri-tjetrit për mua”, tha Osaka, numri 3 në botë, që është tenistja e parë “big” që tërhiqet nga “Roland Garros”. Ajo nuk është favorite në fushat me dhe, por lënia e pikëve në një grand slam ndikon shumë në renditjen e përgjithshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN