23.09.2020 - 10:50
Këngëtarja Fjolla Morina është e detyruar të qëndrojë në Kukës pasi Gjykata i dha arrest shtëpie.
Ajo u kap më 19 shtator në Pikën Kufitare të Morinës, me një armë zjarri pistoletë, një tjetër tip çakmaku dhe 23 fishekë.
Ditën e djeshme këngëtaren e shoqëroi dhe skandali se kishte gënjyer për shtatëzaninë teksa gjinekologu që kishte bashkëpunuar në mashtrim u arratis për në Kosovë.
Mediat kosovare kanë ‘kryqëzuar’ këngëtaren duke e cilësuar si banorja më e re Kukësit.
Ato zbulojnë se Morina do të jetojë për pak kohë në një apartament me qera afër Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.