07.09.2020 - 18:52
Shqipëria do të luajë kundër Lituanisë prej orës 20:45. Ekipi i trajnerit Edy Reja ka mundësinë të marrë kreun e grupit, pasi Kazakistani humbi ndeshjen kundër Bjellorusisë me rezultatin 1-2.
Tekniku ka publikuar formacionin titullar për ndeshjen. Numri një i stolit ka vendosur që të luajë me një 3-5-2. Strakosha luan në portë, në mbrojtje Gjimshiti, Dermaku dhe Mihaj.
Hysaj dhe Trashi luajnë nga krahët. Mesfusha ka pak ndryshime, pasi Laci luan si titullar në krah të Gjasulës dhe Abrashit. Bare nuk luan nga minuta e parë. Sulmi do të jetë me Sadikun dhe Manajn. Reja ka preferuar të lërë në stol Cikalleshin e Balajn, pa harruar dhe Brojën që mund të ketë debutimin e tij sot.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Liga e Kombeve
Mposhtet Kazakistani, Shqipëria pritet të marrë kreun
Kuqezinjtë, favoritë në letër
Historiku dhe formacioni i mundshëm i Shqipëri-Lituani
Trajneri Reja për sfidën e nesërme