MENU
klinika

Ja porositë për ta

Fushata dhe zgjedhjet/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe

21.09.2020 - 16:03

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të PS ka mbledhur sot në seli drejtuesit politikë të qarqeve. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se mbledhja, e cila ka nisur rreth orës 16:00, po mbahet në selinë rozë.

Kjo është mbledhja e 3-të e Ramës me drejtuesit politikë, brenda 10 ditëve. Sipas Gjençajt, takimi në fjalë po mbahet në kuadër të organizimit të zgjedhjeve, ndërsa Rama do ju jap porosi kryesisht për shërbimet ndaj qytetarëve.Dy të parat u mbajtën më 9 shtator dhe 14 shtator, teksa kjo është e treta.

Por në atë të dytën u evidentua qartë se drejtuesit politikë të PS në Veri po hasnin problematika, kurse ata në jug paraqiteshin më mirë. Rama e ka bërë të qartë për të gjithë në PS se kërkon në zgjedhjet e 25 prillit 74 mandate që do i siguronin mandatin e tretë radhazi.