MENU
klinika

Ka 16 miliardë euro

Futbollisti më i pasur në botë lë Premier League

24.09.2020 - 13:08

I ka të gjitha, madje edhe më shumë se ajo që i dhuron futbolli! Gjithsesi, futbollisti më i pasur në botë është gati për një aventurë të re në elitën e futbollit portugez. Faiq Bolkiah, nipi i sulltanit të Bruneit ka firmosur me Maritimon.

Ai largohet kështu nga një prej kampionateve më të forta në glob, si Premier League angleze. Familja e tij ka një pasuri prej 16 miliardë eurosh, shumë më shumë sesa ajo që fitojnë lojtarët më të paguar në botë.

Gjithsesi, 22-vjeçari i lindur në Los Angeles dëshiron të bëhet i sukseshëm edhe në fushën e blertë. Pavarësisht se jetën e ka të zgjidhur, Faiq ka luftuar gjithmonë për t’u bërë futbollist dhe kalimi në Portugali është një hap përpara në karrierën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasuria e të parit shkon në 18 miliardë euro

10 futbollistët më të pasur, nuk prin Messi dhe as CR7