MENU
klinika

"Loja në Mesdhe po bëhet e rrezikshme"

Franca mbështeti Greqinë, Rusia i del në krah Turqisë

03.09.2020 - 13:10

Mesdheu dhe Deti Egje është kthyer në një front lufte, anijet luftarake nga shumë shtete kanë drejtuar grykët e zjarrit kundër tyre.

Në njërën anë aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” është bashkuar me flotën ushtarake greke, ndërsa në krahun e Turqisë është vendosur Rusia.

Flota ruse po zhvillon përgatitje ushtarake në Detin Egje ku po zhvillon kërkimet anija turke  “Oruç Reis”.

Gazeta greke Protothema ka bërë të ditur se stërvitja ushtarake po zhvillohet në Egjeun Lindor dhe njoftimi është dhenë nga përmes një NAVTEX-i nga marina turke duke paralajmëruar anijet që lundrojnë rrotull që të bëjnë kujdes.

Sic shkruan sot “Protothema”, “loja e ekuilibrave dhe forcave që po zhvillohet në Mesdheun Lindor është ndërlikuar në mënyrë të rrezikshme”.

“Disa orë më parë, Turqia lëshoi një anije NAVTEX në rajonin e Mesdheut Lindor, duke paralajmëruar stërvitje nga flota ruse. Është një pyetje nëse rusët do të bëjnë stërvitje më vete apo do të kryejnë stërvitje të përbashkëta me anijet luftarake turke. Në thelb, me NAVTEX, Ankaraja po informon anijet kërkimore Barbaros dhe Oruc Reis që po lundrojnë në zonat ku do të zhvillohen stërvitjet ruse”, vijon Protothema.

Sipas medias greke, ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas vendimit të SHBA për të hequr pjesërisht embargon e armëve ndaj Qipros.

“Vlerësohet se me njoftimin e stërvitjes në dy zona në lindje dhe perëndim të Qipros, rusët deklarojnë praninë e tyre në lojën e madhe që po zhvillohet në rajonin e Mesdheut Lindor. Duhet të theksohet se njëra nga dy zonat, ajo në perëndim të Qipros, është pothuajse ngjitur me shelfin kontinental grek”, vijon Protothema.

Mediat greke paralajmërojnë se “loja” në Mesdheun Lindor po bëhet me e rrezikshme, në një kohë që kërcënimet vazhdojnë nga Turqia dhe tensionet nuk kanë parë aspak ulje ditë pas ditë, me retorika të ashpra nga të dyja palët.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

"Çdo manovër diplomatike që po bëhet për t’i mbyllur rrugën Turqisë..."

“Problemi” turk në Mesdhe (që çon veçse në luftë)

Përgjigjet Ministria e Jashtme greke

“Greqia është çmendur”, Erdogan provokon sërish


Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?