MENU
klinika

Shtohen rastet me Covid-19

Genoa me 14 të infektuar, panik për Hysajn e Rrahmanin

29.09.2020 - 10:31

Klubi italian i Genoa-s ka njoftuar për 14 pjesëtarë të klubit të infektuar me coronavirus, duke alarmuar gjithë opinionin sportiv dhe jo vetëm në Itali. Pas këtij lajmi, frikë të madhe ka te Napoli, sepse ata u ndeshën me Genoan para dy ditësh, ku fituan me shifrat 6-0 dhe në fushë ishte edhe Elseid Hysaj.

Infektimi i mundshëm i lojtarëve të Napolit ka vënë menjëherë në lëvizje klubin e kaltër dhe institucionet shëndetësore. Lojtarët ditën e sotme do i nënshtrohen testeve dhe do të jenë të izoluar deri në daljen e përgjigjeve. Ndërkohë te Kosova gjithashtu ka “ethe” për përgjigjet e analizave të Amir Rrahmanit.

Dardanët luajnë ndeshjen e rëndësishme ndaj Maqedonisë e Veriut pas nëntë ditësh dhe në rast se Rrahmani rezulton i infektuar, ai me siguri nuk do të ishte i gatshëm për atë ndeshje.

Kapiteni i Kosovës e ndoqi nga stoli sfidën dhe me shumë mundësi nuk do të jetë infektuar në atë ndeshje “të mbushur” me Covid-19 dhe gola. Po ashtu, edhe Kombëtares sonë mund t’i mungojë kapiteni në rast se del i infektuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN