MENU
klinika

Pesë çështjet e opozitës/ "Nuk firmos letra të njëanshme"

Gjiknuri: Tek ODIHR dërgohen mosmarrëveshjet për drafte konkrete

22.09.2020 - 12:35

Maxhoranca ka reaguar përmes Damian Gjiknurit pas letrës së opozitës së bashkuar të dorëzuar në Këshillin Politik, ku i drejtohej ODHIR me 5 pyetje për ndryshimet kushtetuese.

Gjiknuri ka thënë se letra nuk mund të firmoset për shkak se është e njëanshme.

Më tej, në argumentet e Gjiknurit thuhet se letra është një vazhdim i retorikës dhe në Këshillin Politik nuk është dorëzuar një propozim konkret.

“Nuk po sillni draft, nuk keni reflektuar. ODIHR i drejtohemi vetem me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete per amendamentet. Tek ODIHR mosmarreveshjet per draftet, jo mosmarreveshje teorike”, mësohet të ketë thënë Gjiknuri.

Më tej ai ka shtuar se “Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për çeshtje të administrimit zgjedhor. Tek ODIHR kërkohet opinion për drafte konkrete”

5 pyetjet kryesore, të ngritura në kërkesën e paraqitur nga opozita, kërkojnë përgjigje për:

  1. A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?
  2. A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.
  3. A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve.
  4. A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?
  5. Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Listat dhe koalicionet çështja “e nxehtë” që ndan palët

Çfarë parashikohet të ndodhë sot në mbledhjen e Këshillit Politik?