MENU
klinika

40 hektarë

Google po ndërton një “qytet” të ri për punëtorët e saj

04.09.2020 - 10:03

Kampusi i ri i Google në Mountain View do të shtrihet në 40 hektarë

Google ka njoftuar planet për të ndërtuar një kampus krejtësisht të ri për punëtorët e saj në Mountain View, California, shkruan Techradar.

Parku Middlefield, siç është quajtur zona, do të shtrihet në 40 hektarë tokë dhe do të përfshijë çdo komoditet që mund të ketë një qytet i vogël – duke përfshirë shtëpi, zyre, dyqane, parqe dhe fusha sportive.

Pavarësisht se Google ka informuar së fundmi punonjësit se ata do të punojnë nga shtëpia të paktën deri në mes të vitit 2021, fshati i ri do të mburret me 1.33 milion metra katrorë hapësirë ​​për zyre dhe deri në 1,850 njësi banimi, transmeton Telegrafi.

“Ne duam të krijojmë një lagje, ku shumë nga nevojat dhe shërbimet ndodhen brenda në një distancë shumë të afërt”, tha Michael Tymoff, Drejtori i Pasurive të Patundshme në Google, për Mountain View Voice.

Sidoqoftë, jo vetëm punonjësit e Google do të jetojnë në kampusin e sapo ndërtuar; një pjesë e shtëpive të reja do të lihen mënjanë për banorët që jetojnë në San Francisko dhe shumë nga objektet e kampusit do të jenë të arritshme për publikun gjithashtu.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”