MENU
klinika

Tenis

Grand Slam i “Roland Garros” nis me surpriza

28.09.2020 - 09:46

Pas shtyrjes gati 4 mujore dhe nën një protokoll higjeno-sanitar strikt nisi në Paris grand slam i “Roland Garros”, turneu i fundit i madh i këtij viti që zhvillohet në fushat me dhè. Ky turne duhej të ishte zhvilluar në fillim të qershorit, por u shty nga organizatorët për shkak të coronavirus.

Te femrat, tenistja rumune Simona Halep e nis mbarë eventin, duke fituar 2-0 (6-4, 6-0) ndaj spanjolles Tormo Sorribes. Eliminohet tenistja amerikane Venus Williams, që u mund 2-0 nga sllovakja Anika Schmiedova.

Fiton edhe tenistja bjelloruse Victoria Azarenka, që mundi 2-0 malazezen Kovinic, ndërsa 17-vjeçarja amerikane Cori Gauff mposhti 2-0 britaniken Johanna Konta. Belgia Elise Mertens mundi 2-0 rusen M.Gasparyan.

Te meshkujt, eliminohet belgu David Gofin, që u mund 3-0 (7-5, 6-0, 6-3) nga italiani John Sinner. Eliminohet edhe britaniku Andy Murray, që u mposht 3-0 nga zvicerani Stanislav Wawrinka (6-1, 6-3, 6-2). Ndërsa gjermani Alexander Zverev mundi 3-0 sllovakun Novak.